Pas fitores së Lazios në transfertë 1-2 përballë Juventusit këtë të shtunë, lojtarët e Lazios kanë festuar me këngë.

Në autobusin e klubit, duke u kthyer për në Romë, ata këndojnë himnin e Lazio-s.

Dhe ai që filmon është heroi i ndeshjes Thomas Strakosha, i cili në minutën e fundit të takimit i dha fitoren ekipit kryeqytetas, duke i pritur penalltinë asit argjentinas Dybala.