Fergie u emocionua derisa po fliste për ndarjen nga ish-burri i saj Josh Duhamel, gjatë një interviste.

Këngëtarja 42-vjeçare tha se planet e saj ishin të ishte Josh përgjithmonë.

“Nuk ishte plani im. Doja të qëndroja gjithmonë e martuar”, tha Fergie.

Këngëtares iu mbushën syt me lot kur tregonte se ajo ishte në lidhje me Josh për pesë vjet përpara se ai t’i propozonte, dhe se si të dy donin të ishin përgjithmonë në jetën e njëri-tjetrit.

“Unë e dua Josh, ai është baba i fëmijës tim. Ne gjithmonë do ta kemi atë në rend të parë, dhe për këtë do të bëjmë më të mirën që mundemi”, shtoi tutje Fergie.