Lëvizja BESA ka mbajtur konferencë për shtyp sot në selinë partiake, ku thonë se kanë konstatuar disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

“Ndajmë shqetësimin tonë për tendencat e një partie politike e cila duke ndjerë humbjen, vazhdon të krijojë incidente me qëllim pengimin e procesit zgjedhor.

Ka pasur tentime për të blerë vota në Saraj, tentativa për incidente në Çair, madje informata të sakta për tentime të ndryshme të grupit të një partie politike, por kanë hasur në rezistencën e popullatës që i është përgjigjur pozitivisht daljes në votime.

Populli po e merr fatin në dorën e vet”, ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes BESA Faton Fazliu