Kandidati për kryetar komune të Zhelinës, Fatmir Izairi i cili nuk arriti të fitojë për të tretën herë, por arriti tua zbardhë fytzrën partisë së tij BDI duke ju bërë ballë tre partive politike në komunën e Zhelinës.

Iaziri në raundin e dytë garoi me tre partitë politike BESËN, ASh-në dhe PDSH-në duke humbur me një rezultat minimal dhe duke e bërë krenarë çdo votues të tij  e veçanërisht mërgimtarët që ia dhanë mbështetjen e madhe gjatë dy cikleve zgjedhore.

Fatmir Izairi do të mbahet mend si kryetari i cili komunën e Zhelinës e ngriti në nivele tjera si komunë duke u bërë komunë e dyta në Maqedoni për nga investimet kapitale.

Komuna e Zhelinës vitet e ardhshme do ta përjetojë  vizionin e Izairit pasi do të bëhet komuna me e pasur, pasi në kohën e tij janë dhënë mbi 20 leje ndërtimi për fabrika që ndoshta do të jetë edhe komuna më vlefshme në gjithë shtetin.

Ndryshe ditë më parë u hap fabrika gjermane e cila që nga  fillimi ka pranuar mbi 50  punëtorë dhe vitet tjera priten të hapen edhe katër fabrika tjera që papunësia do të jetë dukshëm me e ulët në nivel komunash, dhe gjithë kjo falë përkushtimit dhe këmbëngulësisë së Fatmir Izairit për të ndërtuar një zonë ekonomike duke ju bërë ballë të gjithë institucioneve shtetërore. /TetovaSot/