Kandidati nga radhët e BDI për Kërçovë, Fatmir Dehari ka arritur të marrë më shumë vota edhe në fshatrat maqedone kundrejt kundër kandidatit maqedon të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski merr vesh portali TetovaSot.

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi ka falënderuar në emër të BDI-së mbështetjen masovike të mërgimtarëve ndaj Fatmir Deharit për kreun e komunës së Kërçovës.

“BDI-ja falënderon mërgimtarët për votën e tyre në Kërçovë dhe komunat e tjera. Sapo është mbyllur procesi i votimit dhe fillon numërimi i votave. Në bazë të vlerësimeve tona BDI-ja është favorite dhe fituese bindëse në komunat ku garojmë. I gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar në frymën demokratike, qytetarët lirshëm kanë votuar. Për çdo lloj incidenti apelojmë tek organet kompetente që të zbardhin rastet”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Në Kërçovë deri ora 17, kanë votuar mbi 49,21% apo 24.890 të qytetarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës./TetovaSot/