Elcin Sangu dhe Baris Arduc do të shfaqen përsëri në ekran me filmin “Kohë për lumturi”. Dy protagonistët e serialit të suksesshëm “Dashuri me Qira” janë shumë të dashur për publikun e gjërë, aq sa ishin ata që këmbëngulën që partnerja e Arduc në këtë film të ishte përsëri Elcin.

Tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe të dy aktorët kanë publikuar në profilet e tyre posterin e filmit. Në shumë pak kohë, ata morën mijëra pëlqime dhe komente.

Të shumtë ishin komentet në profilin e aktorës të cilat shkruanin “Jeni bërë për njëri-tjetrin”, “Shkoni shumë” apo “Duhet të dashuroheni edhe në jetën reale”.

Në të vërtetë, të dy aktorët janë të dashuruar me persona të tjerë në jetën reale, edhe pse tek i shohim në ekran duken vërtet si një çift i dashuruar. Ndoshta, disi e bezdisur nga komente të tilla, Elcin i ka bllokuar ato.

Ndaj, nëse do të klikoni profilin e aktores në instagram, mjaftohuni vetëm me një “like”.