Memorandum për bashkëpunim i cili parashikon interaksion më të madh të institucioneve të sigurisë dhe bashkësisë akademike sot do të nënshkruajnë drejtori i Agjencisë për Zbulim i Republikës së Maqedonisë, Zoran Ivanov dhe dekani i Fakultetit për Siguri-Shkup Nikolla Dujovski.

Fakulteti dhe Agjencia, mes vete do të bashkëpunojnë dhe në mënyrë të ndërsjellë do të ofrojnë mbështetje me qëllim të këmbimit të përvojave, diturive, edukimit dhe avancimit të kuadrove nga sferat në të cilat të dyja palët kanë potenciale kadrovike dhe të tjera.

Bazë e bashkëpunimit është nevoja për interaksion më të madh të institucioneve të sigurisë dhe bashkësisë akademike, posaçërisht në pjesën e cila arsimon kuadro në sferën e sigurisë dhe trajton çështje të sigurisë nga aspekti shkencoro-hulumtues. Njëherësh përmbushje të normave ligjore të cilat kërkojnë mësim të rritur praktik në institucionet arsimore dhe tendenca të hapjes së shërbimeve të sigurisë-zbulimit ndaj opinionit dhe në ato korniza drejt bashkësisë akademike.

Në kuadër të bashkëpunimit, drejtori i Agjencisë Ivanov, në Fakultetin për Siguri do të mbajë ligjëratë me temë “Ndryshimet në mjedisin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe sfidat dhe kanosjet globale”