Presidenti Donald Trump ka ngritur mundësinë se mund të heqë licencën mediatike për “NBC News” dhe rrjetet e tjera televizive,  pas një sërë raportesh nga ky televizion.

Paralajmërimi erdhi pasi “NBC” njoftoi se donte Presidenti amerikan të rriste arsenalin bërthamor të Amerikës pothuajse dhjetë herë.

Trump e quajti raportin si “lajm i rreme” dhe “shpifje e pastër”.NBC gjithashtu zemëroi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kur tha se Sekretari amerikan i Shtetit e kishte quajtur Trump “një idiot”.

“Me të gjitha lajmet e rreme që vijnë nga NBC-ja dhe rrjetet e tjera, është e përshtatshme t’u mohohet licenca”, shkroi ai në një seri postimesh në Twitter

“Duke përshëndetur kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Uashington më vonë gjatë ditës, presidenti amerikan mohoi raportin e “NBC News”.