Garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës po i prinë Lëvizje Vetëvendosje, duke u bazuar në të dhënat e Exit Poll të “Klan Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39.5% të votave, ndërsa LDK-ja 29.1% në kryeqytet. Sipas të dhënave kandidati i PDK-ja, Lirak Çelaj ka mbledhë 10.1% të votave, AKR-ja ka marrë 8.0%, përderisa AAK-ja ka 6.8% e NISMA me 2.8 %, kurse partitë e tjera kanë mbledhur 3.8% të votave, përcjell albinfo.ch.

Sipas këtyre rezultateve, Komuna e Prishtinës shkon në balotazh, ku gara do të jetë në mes të Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së.

Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla, thuhet më tutje.

Sipas Exit Poll-it Komuna e Prizrenit do të shkojë në balotazh. Balotazhi do të jetë mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe në Gjakovë do të ketë balotazh mes Alternativës dhe AAK-së, derisa balotazh do të ketë edhe në Mitrovicë, mes PDK-së dhe AKR-së.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj këtyre rezultateve duke thënë se nuk janë të sakta, kurse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk ka dalë me rezultate.