Casemiro kërkon nga lojtarët që të mësojnë nga humbja kundër Gironës dhe të punojnë më shumë për të gjetur rezultatet pozitive.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 xhirove. “Los Blancos” tani janë mposhtur 2:1 nga ekipi katalunas, Girona, që tani mbetet tetë pikë prapa Barcelonës në La Liga.

“Të gjithë jemi të brengosur. Jemi më të mirë se rivalët, por duhet të luajmë me kokë. Është moment shumë i vështirë, por duhet të jemi të qetë, kemi ende mundësi. Duhet të punojmë më shumë dhe të luajmë më mirë”, tha Casemiro.