Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi informatën për shkallën e implementimit të masave reformuese në sferën e energjetikës, dhe solli vendim për Formimin e grupit punues për realizimin dhe ndjekjen e aktiviteteve nga masat e bita për energji elektrike.

Në Grupin punues, siç informojnë nga shëprbimi qeveritar për shtyp, do të ketë përfaqësues nga Zyra e kryetarit të Qeverisë, Kabineti i zëvendësit të kryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Kabineti i zëvendësit të kryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Komisioni rregullator për energjetikë, SHA MEPSO, SHA ELEM dhe Komisioni për mbrojtje të konkurrencës.