Mjekja nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstretrikë e cila rreth para tre javëve ka qenë kudjestare natën kur kanë vdekur katër foshnjat në atë institucion, gjashtë muaj do të marrë 30 për qind rrogë më të vogël dhe do të punojë vetëm në ndërrimin e parë nën mbikëqyrjen e kolegëve. Do t’i merret edhe subspecializimi për neonatologji.

Ky është vendimi i komisionit disiplinor për të cilin sot informuan nga komisioni, ndërsa është pranaur nga ana e drejtoreshës së Klinikës për gjinekologji dhe obstretrikë, Viktoria Jovanovska.

“E prnaova vendimin e komisionit disiplinor me të cilin dakordohem. Vendimi i komisionit disiplinor është se mjekja është dënuar në të holla në mënyrë maksimale dhe i është marrë subspecializimi në atë periudhë. Këto gjashtë muaj, prëderisa është e dënuar, do të punojë vetëm prej mëngjesit, nën mbikëqyrjen e kolegëve dhe nuk ka të drejtë tëp mbajë kujdestari në ndonjë institucion tjetër. Ky është vendimi përfundimtar”, deklaroi sot Jovanovska.

Anëtari i komisionit disiplinor, Sasho Stojçevski tha se kanë vendosur me shumicë votash që të prnaohet ky dënim i cili praktikisht është bazuar në statusin e Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë dhe Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Theksoi se nuk është konstatuar përgjegjësia profesionale tek mjekja nga komisioni i posaçëm i Minsitrisë së shëndetësisë i cili i ka hetuar të gjitha rastet e katër vdekjeve të foshnjeve.

“Përgjegjësi profesionale tek mjekja nuk ka dhe vendimi bazohej vetëm në përgjegjësi disiplinore. Kundërvajtja është konstatuar, dënimi është parashtruar në pajtim me rregullat dhe ligjet. Konsiderojmë se kjo do të duhej të ishte dënimi adekuat për kolegen e cila e ka bërë këtë lëshim disiplinor, përkatësisht kundërvajtje”, shtoi Stojçevski.

Nga Klinika informojnë se derisa ka qenë në kujdestari, mjekja ka kryer dy kundërvajtje: e ka braktisur vendin e punës pa kërkuar zëvendësim dhe nuk është paraqitur në lindjen me prerje cezariane.