Nga homazhet për Adelën, gazetaren që u nda dje nga jeta si pasojë e një arresti kardiak kolegu i saj Ervin Kurti u shpreh se për shkak të projektit të ri që Adela do niste në ”Fax News” takimet me të kanë qenë më të rralla.

“Me thënë të drejtën se prisja kurrë që do flisja përAdelën për këto gjëra, po s’dua të bëhem patetik. Ajo ishte shumë entuziaste për projektin e ri që po niste në ‘’Fax News” dhe për këtë shkak edhe nuk u takuam shumë në këto kohët e fundit. Adela ishte një vajzë që këmbëngulte dhe ja dilte mbanë për ccdo gjë e vetme, thoshte që dua t’ia dal mbanë dh eta meritoj atë ccka do arrij”, u shpreh kolegu i tij Ervin Kurti.

Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të djeshëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që  ndodhi goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”.