Ish-deputetja dhe juristja, Ermira Mehmeti ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli edhe për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri.

Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen teksa deklaron se aktorët politikë janë në pushtet.

Politikania tha se pasi u përfol për bisedën erotike ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di edhe emrin e saj.

Nuk pres që mund të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam arritur tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por, politika nuk i do njerëzit e ndershëm”

“Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane. Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheëqja më bën nder. Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur tmë thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin pork am vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky. Por kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë moment më I vështirë I jetës time. POr jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha Mehmeti.