Ende pa u mbushur një javë nga largimi i bukuroshes Rashel Kolaneci nga emisioni “Xing me Ermalin”, moderatori e ka zëvendësuar me një modele bjonde dhe mjaft seksi, Kejvina Kthjella.

Nuk dihet ende arsyet se përse Kolaneci të jetë larguar nga emisioni, por me daljen e saj mbrëmjen e djeshme në emisionit “Proçesi Sportiv” në Top Channel dyshohet se Rasheli mund të jetë një zëvendësuese e moderatores Marina Vjollca.

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto mjaft provokuese nga shtrati dhe pa make-up duke u dukur mjaft provokuese dhe në formë.

Nuk dihet se ku do e shohim Rashelin, por me siguri ajo nuk do ta braktisë ekranin.