Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i akuzoi Bashkimin Evropian dhe SHBA-në se nuk tregojnë solidaritet të mjaftueshëm me Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

Deklarata e Erdoganit u nxit nga lëvizja e forcave të njësiteve të kurdëve sirianë të cilët pas marrjes së kontrollit ndaj Rakas nga Shteti Islamik, dje në qytet valëvitën një poster të madh me fytyrën e liderit të Partisë punëtore kurde (PKK), Abdulla Oxhallan, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi.

“Ata thonë se solidarizohen me ne në luftën kundër terrorizmit dhe mbajnë takime me ne në atë temë. Por, ne nuk iu besojmë. Ju nuk jemi me ne. Të ishit me ne, nuk do t’i mbronit terroristët me forcat tuaja”, iu porositi Erdogan, SHBA-së dhe BE-së, të cilët, grupet në Turqi i konsiderojnë si lëvizje terroriste, por bashkëpunojnë me kurdët sirianë në luftën kundër SHI-së.

Presidenti turk e krahasoi vendosjen e posterit të Oxhalanit në Raka me theksimin e fytyrës së një terroristi në një qytet francez.

“A është ky solidaritet në luftën kundër terrorizmit?”, pyeti Erdogan në takimin e tetë shteteve me ekonomi më të shpejtë rritëse myslimane në Stamboll.

Grupet kurde fituan territore në pjesët veriore të Irakut dhe Sirisë, si rezultat i luftërave qytetare në këto dy vende. Kurdistani irakian kohë më parë votoi në referendum për pavarësi, pas çka u ballafaqua me presin nga armata irakiane, ndërsa kurdët sirianë janë pjesë e rëndësishme e forcave aleate në luftën kundër SHI-së.