Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot paralajmëroi se Ankaraja do t’i mbyllë hapësirën ajrore dhe kufirin me Kurdistanin e Irakut, si përgjigje e referendumit kurd për pavarësi, që është zbatuar më 25 shtator.

“Fluturimet deri në Irakun Veriore janë ndërprerë, hapësira ajrore dhe kufiri, gjithashtu do të mbyllen”, theksoi Erdogan.

Ai theksoi se vendimi për zbatimin e referendumit për pavarësi vetëm e tregon “mosmirënjohjen e plotë” të Qeverisë në Kurdistanin Irakian, i cili zhvilloi lidhje të ngushta tregtare dhe politike me Turqinë.