Polonia shpreson se Turqia në fund do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti polak Andzhej Duda pas takimit të sotëm me kolegun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Polonia i ka mbështetur dhe sot vazhdon t’i mbështet përpjekjet e Turqisë për hyrje në BE”, tha Duda në konferencën e përbashkët për shtyp me Erdoganin.

Deklarata e presidentin polak vjen para samitit të Unionit në të cilin do të bisedohet për përkeqësimin e marrëdhënieve midis Brukselit dhe Ankarasë.

Erdogan qëndron për vizitë të parë zyrtare në këtë vend të BE-së pas tentimit për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar. Ai e vizitoi Belgjikën në maj për takim të NATO-s dhe Hamburgun për takim të G20 bë korrik, por Polonia është vendi i parë i BE-së e cili e ftoi për vizitë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, pas dëbimit të cilin Turqia e zbaton kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në tentimin për grusht shtet.

“Nëse BE-ja mendon se inkuadrimi i Turqisë nuk është i mundur, këtë duhet përfundimisht të na e thotë”, theksoi Erdogan.

Sipas tij, Turqia ka shpenzuar 30 miliardë dollarë, për të pranuar në territorin e saj tre milionë migrantë, ndërsa BE-ja, e cila premtoi gjashtë miliardë euro, “tani ka siguruar mezi 885 milionë”.