Turqia më nuk ka nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk do të heq dorë njëanshëm nga negociatat për anëtarësim, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Ne nuk do të jemi shteti që do të heq dorë. Ne më nuk kemi nevojë për anëtarësim në BE”, deklaroi Erdogan.

Turqia për 12 vjet me radhë është duke udhëhequr negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe kohën e fundit ato kanë ngecur. BE është shumë kritike ndaj aksioneve të Ankarasë pas tentimit për grusht shtet vitin e kaluar me ç’rast janë arrestuar dhjetëra mijëra persona.

“Nëse dëshiron BE të bëjë kërcim përpara ka vetëm një mënyrë për ta bërë atë. Dhe ajo është – t’i miratojë anëtarësimin Turqisë dhe të fillojë proces në zhvillimin kulturor dhe ekonomik”, shtoi Erdogan.

Comments are closed.