Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan thotë se ish-presidenti boshnjak i kisht ëlënë aij amanet Bosnjë e Hercegovinën.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka folur për ‘amanetin’ të cilin në prag të vdekjes ia kishte lënë Presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviq.

Ai ka thënë se Turqia “natyrisht kurrë nuk do ta lërë” Bosnjën dhe Hercegovinën.

Erdogan në Stamboll ka folur në takimin e Këshillit Ndërkombëtar të Civilizimit, kurse më këtë rast e ka kujtuar edhe Izetbegoviqin, transmeton lajmi.net.

Dje janë bërë 14 vjet që nga vdekja e liderit të boshnjakëve.

Presidenti turk ka kujtuar se Izetbegoviqin e kishte takuar në spital, një ditë para vdekjes së tij.

Izetbegoviq i kishte thënë: “Tayyip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, këtë vend po ua lë juve amanet, prandaj ruajeni”, transmeton gazeta Metro.

“Si ta lëmë ne tash Mostarin? Si ta lëmë Drinën? Si ta lëmë ne tash xhaminë e atjeshme të Sulltan Fatihut. Natyrisht se ne kurrë nuk do t’i lëmë”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, Izetbegoviq nuk ka qenë vetëm burrështetas i madh, por ka qenë edhe njëri nga mendimtarët më të mëdhenj mysliman të kohëve të fundit.

Alija Izetbegovic, lideri i Bosnjës për katër vite, vdiq më 19 tetor 2003 në Sarajevë.