utoritetet turke do ta bojkotojnë ambasadorin amerikan të SHBA-së në Turqi, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në momentin kur marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë seriozisht të tensionuara.

“Ne nuk e konsiderojmë si përfaqësues të SHBA-së në Turqi”, theksoi Erdogan gjatë vizitës së tij në Beograd.

Presidenti turk shtoi se ambasadori amerikan Xhon Bas nuk do të  pranohet nga Qeveria turke para largimit të tij nga Ankaraja  gjatë ditëve vijuese, prej ku do të niset për në Kabul.

Ambasada Amerikane në Ankara të dielën njoftoi se përkohësisht i ndërpret të gjitha shërbimet për nxjerrjen e vizave joemigruese për shkak të arrestimit të zyrtarit nga Konsullata Amerikane në Stamboll, javën e kaluar. Shërbimet diplomatike në SHBA, gjithashtu e ndërpreu dhënien e vizave për shtetasit amerikanë si masë reciproke.