Ish rektori i Universitetit te Prishtinës, Enver Hasani, zyetari i prokurimit te UP-së, Hakip Veliu dhe drejtuesi i kompanise ISN nga Shqiperia, Albert Rakipi u shpallën fajtore për mashtrim në detyrë.

Enver Hasni u dënua me 1 vit burg, ndërsa dy të tjerët me nga 6 muaj. Gjykata gjithashtu vendosi që të obligojë kompaninë ISN që të ia kthej UP -se dëmin e shkatuar prej mbi 70 mije euro.

U vendos gjithashtu për anulimin e kontratës me këtë kompani për përkthimin e librave.