Ajo është ndër të paktat 20- vjeçare, për të mos thënë e vetmja, e cila gëzon një pasuri miliona dollarëshe, kjo falë biznesit të saj.

Kylie Jenner është kritikuar shumë se po “rritet para kohe”, por deklarata të tilla nuk e kanë penguar bukuroshen për të jetuar jetën ashtu siç ajo dëshiron.

Së fundmi ka pak ditë që lajmi për shtatzëninë e saj ka pushtuar mediat botërore.

Edhe pse mes dyshimeve të shumta si fillim nëse është apo jo në pritje të ëmbël, nëse është nëna surrogate që po mban fëmijën e Kim, Kylie konfirmoi më në fund se do të sjellë në jetë një fëmijë me të dashurin Trevis Scott.

Thuhet se është në muajin e katërt dhe pavarësisht se ka ende kohë për të ardhur në jetë, Kylie ka nisur përgatitjet.

Siç shkruan TMZ, 20-vjeçarja po sigurohet mjaft mirë që kur ajo të vijë në të jetë të mos i mungojë asgjë.

Ende pa lindur thuhet se Kylie ka shpenzuar deri më tani  70,000 $ për rrobat dhe aksesorët që nevojiten për bebe.

Ok, nuk duam ta mendojmë se sa do të shpenzojë kur foshnja do të vijë në jetë.