MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për
arrestimin e ish-shefave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik.
MIA mbrëmë publikoi se të dy ish-shefat në MPB, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi.
Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.
Të dytë nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim.