Prej muajit të kaluar jeta e moderatores së njohur Marina Vjollca ka ndryshuar tërësisht.

Nga e dashuruar, ajo mori statusin e të martuarës dhe mbiemrin e bashkëshortit të saj, Getoar Selimi.

Ndryshimet nuk prekën vetëm jetën personale por edhe atë profesionale pasi Marina është tashmë zyrtarisht pjesë e familjes TV Klan.

Është diskutuar gjatë se çfarë programi do të drejtojë Marina dhe kur do të mund ta shohim në ekran.

Blitz ka mësuar se emisioni muzikor me protagonistë personazhe të njohut, ”C’ est la vie” do të nisë më 22 tetor. Do të jetë pikërisht mbrëmja e kësaj date ajo, në të cilën do të ndjekim prodhimin e ri të Tv Klan nën moderimin e Marina Vjollcës.