Gjiko është një ndër reperët më të kërkuar të momentit në trojet shqiptare.

Këngëtari pejan po vazhdon me sukses të performojë në koncerte të ndryshme, ku po e ndjekin mijëra fansa.

Megjithëse po ka vështirësi ta mbajë për vete, kjo nuk po e pengon të dashurën e reperit, Elita Rudin.

Kjo e fundit ka publikuar një video në Instagram teksa pohon se nuk po mundet ta arrij shkaku i gjinisë femërore.

“S’po mundem ta kapi prej femrave”, ka shkruar në formë ironizuese Elita në Instagram.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projektin më të ri muzikor të titulluar “Papuqe Gucci”, i cili së shpejti pritet të publikohet.

Theksojmë se klipi është punuar nga Valon Aziri, teksa muzika është punuar nga RedBox.