Pesë persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë pasi elefantët e egër tmerruan një fshat në Indinë Lindore.

Katër elefantë u larguan nga kopetë e tyre dhe hynë në fshatin Bhatar në shtetin e Bengalit të dielën në mëngjes.

Ministri i pyjeve tha se elefantët ishin nxehur me banorët, të cilët i kishin gjuajtur me gurë në përpjekje për t’i trembur.

Ai tha se elefantët e tërbuar hynë në fshat duke shkaktuar panik dhe duke shkelur e shkatërruar gjithçka që ju dilte para.

Zyrtarët e pyjeve u thirrën për ndihmë dhe një nga elefantët ngordhi pasi u godit me një qetësues. Të tjerët, një femër dhe dy viça, ikën.

Ministria e Pyjeve e Bengalit synon të rivendosë dhe të mbrojë habitatet e elefantëve të egër, për të cilat ekspertët thonë se do të zvogëlonte rrezikun e fshatrave të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=lkcAqHrY4bY