Ministria e Drejtësisë duhet ta fillojë procedurën për ekstradim pasi ta marrë njoftimin nga Interpoli për arrestimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit në Greqinë fqinje.

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ende nuk kanë marrë një njoftim të tillë nga Interpoli.

Dy ish-shefat e MPB-së, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë arrestuar në Selanik, Greqi, kumtoi mbrëmë MIA.

Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes nuk kishte marrë vërtetim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave.

Boshkovski dhe Grujevski janë të akuzuar nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

Që të dy, prej 18 korrikut, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgimi, janë të pakapshëm për policinë, sipas të gjitha gjasave duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata akuzohen për shkatërrim të pajisjes për përgjim.