Kujdesi për shëndetin mendor është temë për të cilën me vështirësi bisedohet sepse trajtohet si tabu. Ekspertët vlerësojnë se së fundmi, perceptimi për kujdesin mendor është duke u përmirësuar por edukimi duhet të fillojë që të fëmijët në parashkollore ose në shkollën fillore. Psikologët thonë se prindërit duhet të marrin njohurit e nevojshme për rëndësinë e shëndetit mendor të fëmijëve të tyre që në momentin që planifikojnë familje.

 “Pikëpamjet dhe perceptimet tona në Maqedoni janë shumë të njohura. Deri së fundmi, nëse shkohej në psikoterapeut ishe njëri i sëmur, d.m.th. që bëhet fjalë për ndonjë sëmundje dhe jo vetëm për kujdes ndaj shëndetit mendor”, tha Eleonora Sarifinovska, profesore.

”Momentalisht në ligjet tona për arsimin fillor dhe të mesme nuk është kushtuar asnjë vëmendje për shëndetin mendor të fëmijëve dhe nuk janë përgatitur as të drejtat dhe asnjë lloj mënyre që të tregohet ai kujdes për shëndetin mendor të fëmijëve dhe do t’i mundësojë të kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor dhe emocional”, u shpreh Mirjana Jovanovska,Stojanovska kryetare e Odës së Psikologëve.

 “Mungesa e mjeteve tek ne psikologët ndjehet shumë sepse probleme ka gjithnjë e më shumë tek nxënësit dhe tek popullata e re por jemi te pafuqishëm edhe ta detektojmë me siguri e jo të bëjmë supozime duke parë fëmijën më përvojat tona, por që me të vërtetë të detektojmë ndonjë aspekt nga personaliteti i nxënësit dhe të mund të vendosim që këtu diçka duhet të intervenohet me siguri të plotë nuk mund ta bëjmë, sepse pa instrumente kjo është e pamundur”, deklaroi Tatjana Aleksovska Slavkovska, kryetare e repartit të psikologjis në shkollën e mesme “Dimitar Makedonski”.

Ekspertët vlerësojnë se përdoret një numër i vogël i testeve dhe ato që përdoren për vlerësimin e gjendjes mendore janë të vjetruara dhe nuk vlejnë më për kohën që jetojmë. Problemet më të shumta të fëmijëve që lidhen me shëndetin mendor janë hiperaktiviteti, frika etj./alsat-m