Nga, Arben LLALLA

Zgjedhjet vendore që u mbajtën në Maqedoni më 15 tetor treguar se eksperimenti i LSDM për të tjetërsuar votat shqiptare doli me suksese. Ky eksperiment u zbatua në fillim në zgjedhjet për deputetë të mbajtura në dhjetor 2016, ku dy shqiptar kandiduan për deputet me partinë sllavo-maqedonase LSDM e cila gjithnjë kur ka qenë në pushtet i ka vrarë dhe masakruar shqiptarët si në rastin e Gostivarit 1997, ishte kjo LSDM me BDI në qeveri që i ngritën kurthin shqiptarëve në rastin e Sopotit, ishte po kjo garniturë e qeverisë që në Tetovë policia vrau brenda në banesë një studentë shqiptar nga Kosova me pretekstin se po ndiqnin kriminelët. Gjatë qeverisjes LSDM-BDI, 2002-2006 u arrestua ish-luftëtarja e UÇK, Rajmonda Maleçka bashkë me babain e saj të cilët u dënuan padrejtësisht. Ndërsa në të njëjtën periudhë dy intelektualët shqiptar, profesori universitar Ylber dhe Adelina Lili u shpallën NON GRATA.

Eksperimenti i dhjetorit 2016, tregoj se për interesa të ngushta personale shqiptarët në masë të madhe mund të votojë çdo parti sllavo-maqedonase. Ndërsa eksperimenti i dytë i zbatuar në zgjedhjet Vendore po tregon se LSDM dhe BDI mund të votojnë njeri-tjetrin pa problem kundër kandidatëve shqiptar për Komunat. Ku u tregua në Tetovë, Kërçovë, Strugë, etj., por fenomeni më i ri është Komuna e Haraçinës e cila u fitua nga kandidatja shqiptare që përfaqëson partinë sllavo-maqedonase LSDM. Këto lloj eksperimentesh treguan se një pjesë e mirë e shqiptarëve në Maqedoni me dhimbje po braktisin programet kombëtare përballë programeve ekonomike. Pra, gjaku i dëshmorëve i derdhur brez pas brezi mund të mohohet, mund të shkelet dhe nuk është çudi që me mijëra shqiptar mund të ndërrojnë edhe kombësinë e tyre për interesat e ngushta ekonomike për bukën e barkun. Por a kanë të drejtë këta shqiptarë që votojnë apo do ndërrojnë kombësinë e tyre për interesat e mbijetesës? Parë nga aspekti momental, afat shkurtër kanë të drejtë. Por kush janë shkaqet që po i çojnë shqiptarët drejtë partive vrasëse sllavo-maqedonase? Shkaqet duhen kërkuar tek vetvetja tek partitë shqiptare, në veçanti tek BDI e cila ka 16 vite në pushtetin qendror dhe vendor, partia që erdhi në emër të çlirimit kombëtar duke u premtuar shqiptarëve bashkim me Shqipërinë, më tej barazi qytetare dhe përfundojë në programin për Unitarizimit të Maqedonisë për një gjuhë sllavo-maqedonase, një komb sllavo-maqedonas, një kulturë sllavo-maqedonase. BDI me politikën e saj çojë në degradimin e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Janë me mijëra shqiptar që u mohohet shtetësia edhe pse u takon, janë me mijëra biznese shqiptare të falimentuara, janë me mijëra shqiptar që kanë emigruar gjatë qeverisjes së BDI, janë me qindra shqiptar të burgosur dhe vrarë. Pa faj nuk janë edhe Shqipëria e Kosova të cilat i kanë shfrytëzuar shqiptarët në Maqedoni për interesa përfitimesh ekonomike e politike personale, pra të dy këta shtete shqiptare i kanë shitur interesat kombëtare në Maqedoni tek partitë sllavo-maqedonase.

E pra, çfarë e gjetur këtë racë të fortë, trime shqiptare që të degradohet në këtë gjendje? Çfarë i ka gjetur shqiptarët e Maqedonisë që janë varfëruar kaq shumë, kur ishin këta shqiptar të Maqedonisë që mbështetën ekonomikisht Shqipërinë më 1990, 1997, dhe Kosovën më 1998-1999? Janë këta shqiptarë të Maqedonisë që mbajtën peshën e Kongresit të Manastirit më 1908 dhe mbrojtjes së Pavarësisë më 1912.

Në Maqedoni vazhdon dhe do të vazhdojë loja Kuka-Msheftas kombëtare, politike, ekonomike dhe fetare midis qytetarëve të saj sepse vijnë nga kombe dhe fe të ndryshme.