Karburantet e fosileve janë shkaku më i madh i ndryshimeve klimatike në botë, ndërsa hulumtuesit botërorë tashmë kanë paralajmëruar se kushtet ekstreme të motit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Prandaj, nuk kemi më shumë kohë të negociojmë dhe tranzicioni drejtë burimeve ripërtëritëse të energjisë në Maqedoni duhet të fillojë menjëherë.

Kjo është porosia kryesore nga punëtoria “Vizioni për dekarbonizimin e Republikës së Maqedonisë – Skenar energjetik për Maqedoninë 2050”, e organizuar nga OJQ “Eko-vetëdije”, në të cilën u ftuan faktorë relevantë nga sektori energjetik në vend dhe vendimmarrësit.

Qëllimi i seminarit, sipas organizatorëve, është që të niset diskutim mbi dekarbonizimin e Maqedonisë deri në vitin 2050, i cili që do të rezultonte me propozime përkatëse, sugjerime dhe konkluzione nga ana e pjesëmarrësit. Propozimet dhe konkluzionet do të merren parasysh gjatë finalizimit të studimit dhe skenarit për dekarbonizimin e vendit.

“Ne kemi për detyrë të ndalojmë përdorimin e karburanteve fosile dhe të mos i përsërisim gabimet që i kanë bërë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian. Maqedonia ka potencial të madh për përdorimin e burimeve ripërtërirëse dhe vendeve të gjelbra pune”, tha Ana Çoliq Leshoska nga “Eko-vetëdije”.

Përpiluesja e skenarit energjetik për tranzicionin e Maqedonisë drejtë burimeve ripërtëritëse të energjisë, Jasmina Said, koordinatore e projektit në “eko-vetëdije”, theksoi se prodhimi i energjisë në Maqedoni deri në vitin 2035 mbetet i bazuar në qymyr dhe 85-90 për qind e emisioneve të dyoksidit të squfurit po vijnë nga termocentralet në Manastir dhe Oslomej.