Ekipet e shpëtimit në shtetin federal amerikan të Kalifornisë vazhdojnë me kërkimin pas dhjetëra personave të cilët konsiderohen për të zhdukur pas zjarreve të mëdha, që e përfshinë rajonin e qytetit Santa Roza.

Ekipet e shpëtimit i kërkojnë shtëpitë e djegura me shpresë se do të gjejnë të mbijetuar.

Numri i të vdekurve, sipas të dhënave të fundit, arrin 41, ndërsa mijëra shtëpi janë djegur si rezultat i zjarreve të cilat u përhapën mes qarqeve Napa dhe Sonoma.

Zhvillim të volitshëm të  ngjarjeve është që erërat, të cilat i përhapën zjarret nëpër rajonin e thatë, janë dobësuar.

Ndalesa për kthimin nëpër shtëpi ende është në fuqi për 34.000 qytetarë, të cilët jetojnë në zona që ende janë nën kërcënim të zjarreve.