Nga Skënder MULLIQI

Kosova dhe Shqipëria  me elitat aktuale  politike në pushtet, janë duke I kthyer më të madhe proceset demokratike  mbrapa. Janë duke na shkaktuar dëme të mëdha në planin e mbrendshem dhe në planin e jashtëm. Janë duke u pasuruar duke mos zgjedhur metoda dhe mjete . Janë duke e thelluar gjithnjë e më shumë krizën ekonomiko-socile , janë duke e shkatërruar  klasën e mesme pa të cilën nuk ka shtet normal. Janë duke e vënë në pëshore fatin  e shqiptarëve  në Ballkanin Perëdimor. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria janë bërë parajsë për kriminelët e të gjitha ngjyrave , madje krimi I organizuar dhe drogagjitë  kan arritur në majat e shteteve shqiptare.Gjithë farë aferash kriminale na goditën  në fazën e tranzicionit te cilat nuk po kan të mbaruar. Nuk ndikuan pozitivisht as shëmbja e komunizmit në Shqipëri dhe as pavarësia e Kosovës nga Serbia hegjemoniste .Shteti shqiptarë ka lënë 25 vite mbrapa që kur është shëmbur  sistemi diktatorial komunist, e Kosova I ka lën mbrapa 17 vite të shtegtimit në liri. Edhe  pas gjithë këtyre viteve jo që nuk u liruam nga logjika komuniste , por po I kthehemi më të madhe kësaj logjike , e cila është rrënuese e qdo vlere shoqërore , është rrënuese për demokracitë ende të brishta.Ne vend që të zëm hapin më Evropën e Bashkuar  , në jemi futur në qengela të shumë dukurive negative.Krimi I organizuar , korrupcioni, kontrabandat më droga dhe më qenje njerëzore  janë bërë pjesë e jetës sonë . ..Gjithnjë e më shumë po I humbim miqët tanë në botë , të cilët historikisht dolën në krahë të shqiptarëve . Si të shpjegohen gjithë këto vrasje të cilat po ndodhin para syve tanë ?Si të shpjegohen krimi ekonomik dhe korrupcioni I neveleve  kaq të larta? Si të komentohet e dhëna së krimi dhe korrupcioni lidhën më njerëzit e fuqishem të pushteteve ?Si të shpjegohet fakti për mos funksionim të duhur të organeve të drejtësisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Njerëzit e fuqishem të pushtetit janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjin .Pak kush deri më sot dha përgjigje për veprat e ndryshme të krimit të organizuar dhe të korrupcionit.Nuk po ekziston përgjegjësia në punë , nuk ka llogaridhënje , nuk ka moral politik. Kur një politikan nuk I posedon këto komponente elementare nuk mund të jetë I suksesshem në politikbërje dhe shtetndërtim.Jemi dëshmitarë së këto garnitura pushtetare në Kosovë dhe në Shqipëri , më së paku e kan vendin aty. Nuk janë dhe nuk dëshirojnë më e kuptuar drejtë nocionin shtet.Nuk po pushojnë vjedhjën dhe plaqkitjën e pronës shoqërore .Këto struktura politike  kan bërë që të krijohet një pa përspektivë për të jetuar në dyja anët e kufirit. Njerëzit gjithnjë e më shumë po largohen për një jetë më të mirë në shtetet e zhvilluara perëndimore …

Eshte  bëre publikimi I dosjës së përgjimeve nga autoritët italiane të bisedave e organizatës italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës mes dy vendeve , ku është përfshirë edhe ish ministri I puneve të mbrendshme , Saimir Tahiri.Afera më drogë e Saimir Tahirit nuk është asgjë e re , kur dihet së në Shqipëri gadi në mënyrë të hapur po bëhët kultivimi I kanibisit. Dhe, ky ‘legalizim’ ka bërë që në afera të ndryshme më kanibis të lidhen drejtëpërdrejtë ose terthorazi edhe organet e pushtetit më të lartë ne Shqipëri. Moisi Habilaj , njëri prej të arrestuarve , I cili rezulton të këtë një lidhje farefisnore më Tahirin , e përmend emrin e Saimirit , me qrast policia italiane identifikon së bëhët fjalë për ish ministrin e punëve te mbrendshme .Tahiri është vëtem një nga eksponentet e shumtë  të Edi Ramës I implikuar në krim të organizuar.Ai është produkt I nëntokës të Edi Ramës, I cili  është ideatori I kultivimit dhe shitjës së kanibisit , I cili po të kishte moral politik pas kesaj afere do të dorëhiqej nga posti I kryeminstrit,  për tu lëshuar rrugë proceseve pozitive në Shqipëri.Për katër vite më radhë Rama nuk reflektojë për akuzat kunder Saimir Tahirit, por e mbrojti ate , së  në fakt mbrojti edhe veteveten në gjithë muhabetin për kanibisin  .Kanibisi u bajt edhe me avionë që është presedan I llojit të vet për një shtet që pretendon të jetë demokratik.Rama gjatë gjithë kohës përdori propagandën gebelsiane për ti mbuluar krimet.Rama nuk e ka hallin së si ta nxjerrë vendin nga bataku ku e ka futur.Saimir Tahiri  nje monster i Edi Ramës  I cili si kryeminister të gjitha përgjegjësit dhe të gjitha veprimet sigurisht së mbajnë vulën e tij. Nga njerëzit e tillë të implikuar në krim dhe korrupcion të nivelit të lartë , nuk mund të pritet të  bëjnë  gjë të hajrit për Shqipërinë …Vështirë të besohet së Saimir Tahiri ka pasur mundësi të veprojë kur bëhët fjalë për kanibisin  pa dijën e kryeministrit ,Edi Rama.Loja më droga do të ishte e udhës që të groposë të gjithë protagonistët e saj përfshirë këtu edhe Edi Ramën I cili bartë përgjegjësinë  së ishte dhe  është në krye të ekzekutivit , e jo të bëhët gropë për Shqipërinë .Ne emisionin Opinion  te Blendi Fevziut , Saimir Tahiri ishte  shumë i zbehtë  dhe I emocionuar  u mundua të ngatërron gjithë historinë më kanibisin, në tendencë  për ti humbur gjurmët që ti shpëton  dënimit .Sigurisht së Saimir Tahiri nuk është vëtem në këtë lojë të pistë  të drogës…