Vogue dhe Vanity Fair kanë refuzuar bashkëpunimin me fotografin e njohur, pasi ka sulmuar seksualisht modelet?

Fotografi i njohur i modës ishte gjetur nën presione që nga viti 2014, por tash ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në llogari të tij.

Terry Richardson (52) është fotograf i njohur botëror, para objektivit të të cilit kanë qëndruar yje të shumta, si Lady Gaga, Miley Cyrus, Beyonce e deri ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ai ka punuar edhe me disa grupe të njohura botërore, si Valentino, YSL, Sisley, H&M, Tom Ford, Marc Jacobs, ndërsa flitet se ai fiton 160 mijë dollarë në ditë.

Por, tash në adresë të tij kanë ardhur akuza për sulme seksuale.

Në fakt, para tri vjetësh disa nga femrat të cilat i kishte fotografuar, e akuzuan për sulm seksual.

Revistat e njohura të modës si ‘Vogue’, ‘GQ’ dhe ‘Vanity Fair’ kanë ndalur bashkëpunimin me të.

Richardson ka thënë se femrat me të cilat ka bashkëpunuar kanë qenë të pjekura për të qenë në dijeni se cila është natyra e tij e punës.

“Nuk e kam detyruar askënd për asgjë që nuk ka dashur. Gjithmonë jam sjell me të gjithë me respekt dhe në pajtim me vendimet e tyre”, ka thënë ai. Akuzat në llogari të tij kanë shpërthyer në kohën e skandalit me producentin Harvey Weinstein.