Për gratë e një moshe të caktuar, duke u veshur në mëngjes mund të jetë një fushë e minuar.

Por sipas disa hulumtimeve të publikut, në Britani, ka një ”datë skadimi” për veshjen e bikinive, pantallonave të shqyer, minifundeve apo edhe bluzave me slogane të ndryshme.

Kur Helen Mirren dhe Jerry Hall publikuan fotografi të tyre teksa kishin të veshura bikini, njerëzit komentuan se gratë në përgjithësi duhet të ndalojnë veshjen e bikinive posa kalojnë moshën 40 vjeçare.

Sipas kërkimeve të reja, 15 për qind, e njerëzve e ndjejnë se gratë duhet të ndalojnë veshjen e bluzave me grafite e slogane, para se të hyjnë në vitet 40-ta.

Po ashtu të intervistuarit pohuan se mosha 37 vjeçare ishte koha fix kur duhet ndaluar veshjen e xhinseve të shqyera.

Ndërsa ato që duan të vishen me minifunde, duhet të nxitojnë pasi të veshesh dicka të tillë pas moshës 39 vjeçare,është konsideruar e tepruar.