Kandidati i BDI-së për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti sot në fshatin Bojanë ka hyrë në shtabin e Lëvizjes BESA ku ka prezantuar programin e tij para besatarëve. Siç mëson portali TetovaSot, Bexheti ju ka bërë thirrje që me 15 tetor të votojnë numrin 3 për të pasur një komunë më të mirë dhe jetë më të mirë të gjithë banorët e komunës së Sarajit.

Bexheti gjithashtu njihet si njeriu i cili është i afërt me të gjithë të rinjtë e kësaj komune pa dallim ngjyrave politike, në hapjen e fushatës së tij kishte edhe të rijnë që nuk janë me asnjë parti politike, por i besojnë punës së tij si kryetar i ardhshëm.

Ndryshe kandidati i BDI-së Bexheti ditë më parë prezantoi para banorëve një projekt gjigant për liqenin e Treskës me vlerë prej 300 milionë euro. Sipas tij është në pritje vendimi i  Ministrisë së Ekonomisë, që Liqeni i Treskës të shpallet zonë e lirë Turistike, ndërsa komuna po përfundon dokumentacionin e nevojshëm.

Me investimin në liqenin e Treskës pritet të hapen 1500 vende pune. /TetovaSot/