’Ditën kur teknologjia do të tejkalojë ndërveprimin tonë njerëzor, bota do të ketë një brez idiotësh’’. Kjo shprehje e njohur e Albert Ajnshtajn do të shndërrohej gushtin e vitit të kaluar, në sloganin më të përdorur në rrjete sociale pas publikimit të fotografisë së Molly Lensing.

Gruaja amerikane, nënë e tre vajzave përkatësisht 4, 3 dhe një 1 vjeç, do të kthehej në personazhin më të urryer të momentit. Histeria kolektive do të arrinte deri në atë pikë sa nënës së re t’i bëhej në mënyrë të padrejtë një gjyq virtual dhe mediatik duke “e shpallur” si nënë të papërgjegjshme që luante në telefon ndërkohë që foshnja e saj shtrihej përdhe.

Ndërkohë që fotoja ishte publikuar në mënyrë anonime në një sit, Molly do të përballej përveç akuzave të shumta edhe me kërcënime serioze. Por, pasi ka kaluar një vit, ajo ka treguar se asgjë nuk është ashtu siç duket, se personat që e kishin publikuar kishin thyer rregullat e privatësisë dhe kishin keqinterpretuar gjithçka.12 gushtin e 2016-ës, kompania ajrore Delta Air Lines kishte patur probleme në sistem duke anulluar për tre ditë rresht udhëtimet dhe duke krijuar konfuzion mes udhëtarëve.

Ajo shpjegon se kishte kaluar tre ditë me të bijën në aeroport duke fjetur në dysheme dhe mbajtur foshnjen në krah. Në momentin që është shkrepur fotoja, ajo po përpiqej të komunikonte me familjarët dhe kishte lënë vogëlushen në tokë që të mund të shtriqej dhe shmpihej nga orët e kaluara në krahët e mamasë. Ajo sqaron se gjithçka që ndodhi ishte e padrejtë për të dhe familjen e saj, si dhe kërkoi që të mos gjykohej vetëm ana e jashtme e gjërave./Burimi ”Pour femme”