Është rritur në dy numri i të vdekurve në sulmin me thikë në stacionin e trenit “Saint Charles” në Marsejë, njoftojnë mediat franceze.

Sulmuesi është qëlluar me armë për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin jugor francez. Incidenti është duke u trajtuar si terrorist, sipas mediave franceze, transmeton Express.

“Dy persona janë therur me thikë për vdekje”, ka thënë shefi i policisë rajonale, Oliver Mazieres, për AFP.

Policia nacionale e Francës ka thënë se situata është nën kontroll pasi sulmuesi është neutralizuar dhe vrarë.

Trafiku i trenit është ndalur. Ndërsa, sipas gazetës francez e “Le Monde” sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).

Sipas mediave franceze, të dy viktimat janë gra: njëra është prerë në fyt ndërsa tjetra është therur për vdekje.