Një grua ka dalë para gjyqit pas akuzës për mbytjen e vajzës së saj 14-muajshe me jastëk.

Sadia Ahmed, thuhet se ka sulmuar foshnjën e saj Inaya në shtëpinë e tyre në Glasow, tre ditë para se të vdiste në Spitalin Mbretëror për fëmijë, transmeton Indeksonline.

26-vjeçarja e cila vuajti nga depresioni pas lindjes, është akuzuar gjithashtu për rrahje të fëmijës me goditje në kokë dhe trup.