Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku e gjithë policia është vënë në kërkim  pasi një vajze dyvjeçare u gjet e vrarë në shtëpinë e saj.

Policia tha se vogëlushes i ishte prerë fyti, raporton “The Independent”.

“Babai i fëmijës nuk u gjet në shtëpi dhe është shpallur si i dyshuari kryesor për krimin, shtoi një zëdhënës.

Trupi i vajzës u zbulua kur policia vizitoi shtëpinë e familjes në Hamburgut pasi nëna 32-vjeçare e vajzës ngriti akuza se i shoqi e kërcënonte dhe dhunonte.

Policia u kthye në shtëpinë e saj, së bashku me të, me qëllim që t’i japë burrit një urdhër mbrojtjeje.

“Por kur hynë në shtëpi  nëna dhe policia gjetën vetëm trupin e pajetë dyvjeçares … vogëlushes i ishte prerë fyti”, tha një zëdhënës.

Policia tha se familja ishte pakistaneze, por nuk dha informacion të mëtejshëm ndërsa hetimi po vazhdon me ritme intensive.