Me pamjen e saj të mrekullueshme, çdo mashkull do të ishte mëse i lumtur ta kishte në krah.

Por në vend që të ketë “sikletin e zgjedhjes”, Allison Daniels insiston se askush nuk do të dalë me të dhe kjo për shkak të luftës së përditshme të saj me një formë të rrallë kanceri.

Ndonëse tepër tërheqëse, në një intervistë për të përditshmen britanike, “The Sun”, 34 – vjeçarja rrëfen se meshkujt “ia mbathin me të katërta” që pas takimit të parë.

“Kam fatin më të keq me meshkujt. Ata ia mbathin sapo i them që kam vuajtur nga kanceri dhe se mund të më rikthehet. Kush dëshiron që të ketë një lidhje me dikë që mund të vdesë? Ky është dënim me vdekje”, shprehet Daniels, ndërsa vijon më tej: