Një foto ndoshta e papublikuar më parë është publikuar sot për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dhëndri i ish kryeministri Sali Berisha, Abi Malltezi ka postuar një foto ku ministri aktual Xhafaj ka pozuar krah për krah me Enver Hoxhën.

“Ia ka shkulur krahun nga vendi. Gjynah. Me po ate vetëmohim qe ka shfaq asokohe, po ashtu po i shkul krahun edvinit sot”, e komenton Malltezi foton.

Në fakt kjo nuk është e vetmja foto që qarkullon në rrjetet sociale e Xhafës me ish diktatorin shqiptar, por që të djathtët po e godasin pikërisht në këtë drejtim ministrin që pasoi Saimir Tahirin. Komentin Malltezi e ka lidhur pikërisht me çështjen e nxehtë politike, por jo vetëm, kërkesën e prokurorisë së krimeve të renda për të hequr dhe më pas arrestuar deputetin Saimir Tahiri. Mbi atë rëndojnë dy akuza që lidhen me trafikun e drogës dhe korrupsionin pasiv gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Brendshëm në mandatin e parë qeverisës “Rama 1”.