Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga sfida e madhe mes Spanjës dhe Shqipërisë, Kombëtarja iberike ka njoftuar se të gjitha biletat e stadiumit janë shitur.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e Kombëtares spanjolle në rrjete sociale, ku sipas së cilës, biletat janë shitur të gjitha pasditen e sotme.

Problemet me Katalonjën bënë që te spanjollët të rritet ndjenja e nacionalizmit dhe të ketë shitje të lartë biletash.

Ndeshja midis Spanjës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në 6 tetor, në orën 20:45, në Spanjë.