Ish-kryeministri Sali Berisha është sonte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24, një ditë para se parlamentit të flasë për arrestimin ose jo të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Berisha deklaroi se dosjen ku flitej për përfshirjen e Tahirit e publikoi kryeministri Edi Rama.

Rama e konsideroi përpjekjen e prokurorisë për arrestimin e Tahirit si ajo për fatos Nanon, si e komentoni këtë?

Berisha: Ka një ngjashmëri në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e përgatiti PS e deklaroj këtu me përgjegjësi absolute pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime. Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme institucioni më i specializuar në Europë për luftën kundër trafiqeve, antimafia italiane por e bëri publike Edvin Kristaq Rama.