Nëse mendoni se kjo vajzë është këngëtarja e njohur Taylor Swift gaboheni. Ajo është sozia e saj. Vajza britanike, Laura Cadman ka një ngjashmëri të frikshme, me yllin e muzikës pop.

Ndjekësit në Instagram e kanë spikatur Laurën dhe kanë filluar të shpëndajnë fotot e saj kudo, duke e krahasuar atë më Taylor.

Duke qenë se Laura është pothuajse identike me Taylor, ndonjëherë njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i kërkojnë autografe.

Ka edhe nga ata që edhe e shajnë sepse nuk e pëlqejnë yllin e muzikës pop, dhe mendojnë se Laura është ajo.