Ekipi i fundit që po bën plane për ta transferuar lojtarin e Arsenalit, Alexis Sanchez, është Everton, shkruan The Sun on Sunday.

Alexis mund t’u kushtojë bosëve të Evertonit rreth 40 milionë euro, pasi kontrata e lojtarit skadon në verë dhe kështu Arsenal do të mund të nxirrte fitime nga Sanchez në janar.

Pronari i Everton, Farhad Moshiri është gati të paguaj shumën për të bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit duke e sjellë Sanchezin në Goodison Park.