Neustadt po luan në këto momente në fushën e vet ndaj Kapfenberg ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Ligës së dytë në Austri, njofton SYRI.net.

Në minutën e 11-të skuadra e Hamdi Salihit ka kaluar në avantazh dhe është pikërisht sulmuesi shkodran i cili ka realizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Rezultati barazohet në të 15’, por sërish është “bomberi” shqiptar që në minutën e 20-të shënon golin e dytë dhe kalon përsëri ekipin e tij në epërsi, 2-1.

Salihi nuk ka të ndalur, teksa pas 10 minutash, pikërisht në të 30’ realizon golin e tretë. 3-1 për Neustadt që udhëheq me tripletën e sulmuesit shqiptar.