Bukuroshja shqiptare e sportit, Ilda Bejleri, në një intervistë të fundit është pyetur rreth futbollistëve dhe përpjekjet e tyre për t’u lidhur me të.

Nga prezantuesja televizive është kërkuar që të zgjedhë nga 1-10 se sa e gjuajnë futbollistët, kurse përgjigja e saj ishte me të qeshura.

Ndërsa nëse ka ndodhur që ndonjëri të jetë marrosur pas saj duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë, Ilda e ka lënë sërish pa përgjigje konkrete: “Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…”.

A kanë shkuar shpesh buqeta në redaksi për të, kjo është përgjigja e moderatores: “Kanë ardhur, por nuk i kam bërë asnjëherë publike. Buqetat janë gjithmonë të bukura!”.