Ndonëse fytyra e saj e vërtetë u zbulua nga fundi i serialit, Ambika në fillim ishte një nga personazhet më të dashur për publikun e cila me qetësinë që e karakterizonte, ishte e vetmja të cilës Aleku i besonte.

Ambika, emri i vërtetë i të cilës është Natasha Rana pas përfundimit të Bidaait mori shumë famë, megjithatë vendosi mos t’i kushtojë kohë të plotë aktrimit. Aktorja ka marrë pjesë në disa filma, por vetëm kaq dihet për të pasi Natasha Rana është kujdesur që jetën private ta mbajë jashtë syrit të publikut duke mos pasur as rrjete sociale e duke qëndruar larg jetës publike shkruan revistawho. Megjithatë ne arritëm të gjenim një foto sesi duket Ambika në jetën reale, larg ekranit dhe roleve në serial.