Jennifer Hudson nuk është personaliteti i parë nga fusha e muzikës që goditet me këpucë, por ajo mund të jetë e para që një gjë të tillë e ka marrë si kompliment.

Këngëtarja ka postuar një video në Instagram duke treguar se si hidhet një këpucë në drejtim të saj, derisa  po këndonte hitet “Dreamgirls” dhe “And I Am Telling You I’m Not Going”.

Ajo nuk është treguar aspak e hidhëruar me këtë gjest të fansave.

“Është një kompliment”, ka thënë Hudson.